Politika Konferenca e Pezës bashkon Presidentin me mazhorancën

Konferenca e Pezës bashkon Presidentin me mazhorancën

Tirana përkujton sot 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve.

Veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, nderuan veprën dhe sakrificën e të gjithë të rinjve e të rejave që iu bashkuan kauzës së luftës për çlirimin e vendit.

Po ashtu, ra në sy se në këtë ceremoni nuk ka munguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili prej muajsh ka shënjestruar mazhornacën, sidomos pas anulimit të dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta shfaqet krah deputetes dhe nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, ndërsa të pranishëm janë edhe zv.kryeministri Erion Braçe dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Meta shihet që herë pas here diskuton dhe qesh me deputeten e PS, Vasilika Hysi, ndërsa Braçe shfaqet më i veçuar.