Kryesore Konfirmohet kërcënimi ndaj Vlahutin, gazeta austriake shkruan pse u shtuan rojet

Konfirmohet kërcënimi ndaj Vlahutin, gazeta austriake shkruan pse u shtuan rojet

Pak ditë më parë “American Eye” publikoi lajmin se pranë rezidencës së ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë janë dalluar disa lëvizje të dyshimta që mund të përbënin edhe kërcënim për diplomaten.

Për këtë arsye qeveria shqiptare mori vendimin për të shtuar rojet ndaj saj duke e çuar në 10 numrin e tyre.

Gazeta e njohur austriake, “DerStandard”, e cila ka bërë një shkrim për reformën në drejtësi, shkruan sot se Vlahutin dhe familjarët e saj janë kërcënuar, për shkak të reformës në drejtësi.

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe familjarët e saj janë 24 orë nën ruajtjen e policëve të armatosur. Mbi të gjitha kohët e fundit kanë marrë kërcënime. Ishte e qartë se do ishte e vështirë të zbatoje reformën në drejtësi në Shqipërinë me korrupsion endemik, por edhe vetë të brendshmit janë të habitur nga presioni i madh,” shkruan gazeta austriake.

Se sa nervozë janë bërë oligarkët në Shqipëri, e tregon fushata aktuale kundër Vlahutin të BE. Ajo akuzohet se është e lidhur me miliarderin dhe filantropin Xhorxh Soros. Përpjekje të ngjashme për diskreditim ka pasur për një kohë të gjatë edhe në Maqedoni,” vijon shkrimi.

Në shkrimin e saj thuhet ndërkohë, se Ilir Meta është i shqetësuar, pasi mendon se SHBA dhe BE mbështesin dhe bashkëpunojnë me Edi Ramën.

“American Eye”