Kryesore Konfirmohet në detyrë kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela

Konfirmohet në detyrë kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela

KPK ka konfirmuar në detyrë kandidatin për kryeprokuror, Olsian Çela.

“Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e verifikimit zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ, dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën e datën 19 korrik 2019 në respektim të të drejtave të tij për një proces të rregullt ligjor e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në konkluzion të këtij procesi rivlerësimi, trupi gjykues i përbërë nga unë Lulzim Hamitaj, kryesues, Olsi Komici, relator dhe Brunilda Berkteshi anëtare, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Olsian Çelën,”-tha kryesuesi i senacës Hamitaj.

Vendimi u prit me duartrokitje nga kolegët e Çelës. Prokurori doli para komisionit të vettingut më 19 korrik.

I shortuar me përparësi për shkak të kandidimit Çela, u verifikua për të tre kriteret pasurinë, integritetin dhe aftësisë profesionale.