Bota Konfirmohet testi që do shpëtojë britanikët nga izolimi

Konfirmohet testi që do shpëtojë britanikët nga izolimi

Testi që kërkon të verifikojë nëse njerëzit kanë qenë të infektuar me koronavirus në të kaluarën, ka marrë dritën jeshile të autoriteteve shëndetësore në Angli.

Zyrtarë të Shëndetit Publik në Angli e kanë konsideruar testin për antirupa, të zhvilluar nga kompania farmaceutike zvicerane, Roche, si një “zhvillim shumë pozitiv”.

Ky test i gjakut identifikon nëse janë zhvilluar antitrupa nga sistemi imunitar kur një person është infektuar me këtë virus. Antitrupat zakonisht krijojnë një shkallë të imunitetit për një kohë të caktuar. Deri më tani, zyrtarët nuk kanë qenë shumë të sigurt për vërtetësinë e këtij lloj testi.

Por profesori, John Neëton, koordinator kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar për programin e testimit të koronavirusit, deklaroi së fundi se: “Një testim i tillë, tejet specifik ndaj antitrupave është shumë i saktë sa i përket infektimit në të kaluarën”. Gati 300,000 persona në gjithë botën raportohet të kenë humbur jetën nga Covid 19 dhe 4.3 milionë vetë janë infektuar prej tij.