Extra “Konfliktet me Stresin pendesa e ime më e madhe”, Noizy: Alpha Show...

“Konfliktet me Stresin pendesa e ime më e madhe”, Noizy: Alpha Show kushtoi mbi gjysmë milion euro

Këngëtari i njohur, Noizy, tregoi në Euronews Albania emocionet e koncertit të 14 gushtit Alpha Show, që siç tha i kaloi pritshmëritë e tij.

Ai e cilësoi natën më të bukur dhe ndoshta më të rëndësishme të karrierës, ndërsa theksoi se një skenë e përmase të tilla ishte një ëndërr e bërë realitet.

“S’e dija sa ka qenë rekordi i biletave të shitura më parë, por mora vesh që është tejkaluar numri dhe ndihem mirë se atmosfera ishte në kulm. Të ftuarit janë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. mund të them se është nata më e bukur e karrierës sime. Kisha një staf të gjerë nga prapa që u mor me çdo detaj. Kanë qenë 200-300 veta që u angazhuan, kemi që në shkurt që merremi me organizimin e tij”, tha këngëtari.

“Kushtoi mbi gjysmë milion euro”

Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.

Ai tha se kostoja e koncertit ku ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi gjysmë milioni euro, shifër që siç tha e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do shkonte.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj. E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.

I pyetur nëse i ka marrë mbrapsht ato para me koncertin, këngëtari tha se ende nuk e di se sa ka fituar, ndërsa theksoi se për momenti ka ndërmend të largohet për të pushuar pas impenjimit me Alpha Show.

Paqe me Stresin, Noizy hap dyert për kolegët me të cilët s’flet në ‘Alpha Show 2023’

Vetëm se jemi artistë, nuk jemi perfekt. Kjo ishte deklarata e Noizyt për Euronews Albania.

Në intervistën e tij të parë të gjatë pas “Alpha Show”, Noizy tregoi se gjithçka është kalimtare dhe rregullohet, ndërsa fliste për ato artistë me të cilët ka bashkëpunuar, por mungonin në koncertin e tij.

“Sigurisht që kam kolegë që nuk flas më me ta, por që Alpha Show do vazhdojë çdo vit dhe uroj që vitin tjetër ta përmirësoj këtë gjë dhe t’i ftoj,” – u shpreh Noizy.

Sa i takon marrëdhënies me Stresin, Noizy “ja vuri fajin” moshës. Ai u shpreh se nuk është bukur të shohësh burra duke u zënë për muzikë.

Kur kthen sytë nga e kaluara, rreperi mendon se ai person i debateve ka qenë dikush tjetër nga Noizy sot.

Noizy tha se konfliktet me Stresin janë pendesa e tij më e madhe në karrierë dhe debatet mes kolegësh nuk i uron asnjëherë.