Mariglen Haka dhe Shpresa Basha janë dy shtetasit që janë përfshirë në një konflikt me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Krujë, në fshatin Zezë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50.
Policia njoftoi se si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë shtetasja Shpresa Basha, ndërsa Mariglen Haka ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.