Aktualitet Konflikti në Jemen, OKB paralajmëron për urinë më të madhe në botë

Konflikti në Jemen, OKB paralajmëron për urinë më të madhe në botë

Jemeni është vendi që do të përballet me krizën më të madhe botërore të urisë, që mund të çojë në miliona viktima nëse nuk dërgohen ndihma humanitare.

Kanë qenë zyrtarë të Kombeve të Bashkuara që kanë ngritur alarmin.

Nënsekretari për çështjet humanitare, Mark Lowcock, kërkoi që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite të heqë bllokadën nga vendi i cili është rrënuar prej luftës.

Të hënën, koalicioni mbylli rrugët ajrore, tokësore dhe detare për në Jemen pasi rebelët Houthi lëshuan një raketë balistike, e cila u sinjalizua nga radarët afër kryeqytetit saudit, Rijadit.

Arabia Saudite tha se bllokada ishte e nevojshme për të ndaluar Iranin që të dërgojë armë drejt rebelëve.

Irani mohon të ketë armatosur rebelët, të cilët kanë luftuar koalicionin e udhëhequr prej Arabisë që prej viti 2015.

Më herët këtë muaj, OKB dhe Kryqi i Kuq paralajmëruan për një situatë katastrofike kërcënon miliona qytetarë të Jemenit, të cilët varen tek ndihmat humanitare.

Kryqi i Kryq tha se anijet e saj që përmbanin tabletat e klorit, të rëndësishme për të luftuar një epidemi kolere, që mund të infektojë 900.000 persona është bllokuar.

Vendi është i mbështetur në importet e pothuajse çdo gjëje që i nevojiten civilëve për të mbijetuar, por tani, ata nuk mund të sigurojnë as ushqim, naftë apo dhe medikamente mjekësore.

Më shumë se 8,670 persona, 60% e tyre civilë janë vrarë, ndërsa 49,960 të tjerë janë plagosur nga bombardimet ajrore dhe luftimet në tokë që kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri në luftën civile në Jemen në Mars.