Aktualitet Konflikti te zyra elektorale, plagoset kandidati i LSI dhe dy vëllezërit e...

Konflikti te zyra elektorale, plagoset kandidati i LSI dhe dy vëllezërit e tij

Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klodian Doka, 30 vjeç, i renditur i 32-ti në listë, mbeti i plagosur së bashku me dy vëllezërit e tij, pas një sherri me disa të rinj në Sauk.

Si pasojë e konfliktit, Klodian dhe Oltjan Doka morën plagë të lehta, ndërkohë që është plagosur me thikë Roland Doka, 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, pranë zyrave elektorale të LSI-së dhe shkak për përplasjen e tyre mësohet se është bërë sherri për një vajzë.

Policia ka shpallur në kërkim 3 persona.