Bota Konservatorët forcojnë pushtetin, fitojnë bindshëm në një nga zonat e laburistëve

Konservatorët forcojnë pushtetin, fitojnë bindshëm në një nga zonat e laburistëve

Partia Konservatore në pushtet në Britani të Madhe fitoi një vend të ri në parlament, duke reduktuar pushtetin e Laburistëve.

Konservatorët arritën të fitojnë në qytetin verior anglez të Hartlepool duke forcuar kontrollin në një nga zonat që tradicionalisht ka qenë e laburistëve. Kandidatja konservatore Jill Mortimer mundi kandidatin e Laburistëve me 15.529 vota kundër 8.589, duke siguruar atë që më pak se një dekadë më parë do të ishte parë si një veprim i pamundur i zhvendosjes së partisë kryesore të opozitës nga një prej vendeve më të sigurta të saj.

Fitorja, e cila i jep kryeministrit Boris Johnson një shumicë edhe më të madhe në parlament, rrit presionin ndaj udhëheqësit të laburistëve Keir Starmer, i cili është përballur me kritika për mos përmbushjen e zotimit të tij për të ringjallur drejtimin e partisë pas një katastrofe zgjedhore në 2019.

Jill Mortimer

Rezultati i Hartlepool vazhdon të tregojë  një trend të vendosur nga Johnson në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2019 kur goditi drejtpërdrejt zonat që i kanë takuar Partisë së Laburistëve.

Britanikët një ditë më parë u drejtuan për të votuar për të zgjedhur kryetarë të rinj të bashkive në Londër dhe Mançester, anëtarë të rinj në parlamentin skocez dhe Uellsit dhe qindra këshilltarë lokalë. Për shkak të vonesës së procesit nga COVID, rezultatet pritet dalin në fundjavë.