Politika Konstituimi i Këshillit Bashkiak, PD proteston në Shkodër

Konstituimi i Këshillit Bashkiak, PD proteston në Shkodër

Dega e PD në Shkodër po zhvillon një protestë kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak.

Sipas demokratëve, Shkodra nuk mund të bjerë në duart e krimit.

Ndërkohë në bibliotekën e universitetit do të bëhet betimi i këshilltarëve të rinj.

Forca të shumta policie rrethojnë bibliotekën e universitetit ku do të behet konstituimi i këshillit.