Kryesore Konsulli shqiptar në Liban tregon momentet e komplikuara gjatë shpëtimit të Alvinit

Konsulli shqiptar në Liban tregon momentet e komplikuara gjatë shpëtimit të Alvinit

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban Marc Gorayeb ka hedhur dritë mbi operacionin e shpëtimit të Alvinit të vogël nga kampet siriane dhe vështirësitë që kanë hasur.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me skype në emisionin “Mbrëmje në ABC News” të Mirela Milorit, Gorayeb tregon se situata në Liban ishte e tmerrshme, ndërsa transporti në kufirin Liban- Siri ishte katastrofë.

“Situata në Liban ishte e tmerrshme dhe kishim një lloj revolucioni në vend, të gjitha rrugët ishin të zëna dhe transporti dhe kufiri Liban- Siri ishte një lloj katastrofe.

Kishim momente të komplikuara dhe operacione shumë të komplikuara gjatë situatës, me  ndërprerje rruge, digjeshin goma në rrugë dhe nuk ishte mundur të lëvizje nga një zonë në tjetrën dhe kështu kishte shumë faktorë që luanin rolin e tyre rreth e qark”.

Por Gorayeb thekson se çelësi i këtij suksesi sinkronizimi i të gjithë atyre që u përfshinë në këtë operacion, që ia dolën të shpëtojnë Alvinin.

“Duke pasur parasysh unitetin e skuadrës ne mundëm me gjithë strukturën dhe sinkronizimin midis kanaleve që u përfshinë ne kishim mundësi ta realizonim këtë dhe të gjithë operacionin.

Ne jemi këtu dhe arritëm ta nxirrnim Alvin Berishën që të takonte babanë e tij.

Çelësi i këtij suksesi ishte se ishim të bindur që u dorëzuan dokumentet e duhura nga pala tjetër. Në fillim ata nuk mund ta dorëzonin djalin, por pas negociatave me Francesko Rrokon dhe palët, ata kërkuan një dokument që Alvin Berisha të na dorëzohej neve.

Pas kësaj unë fola me babain që është në Romë dhe gjatë natës i kërkuam me mbështetjen e Ministrit Brendshëm dhe ai foli me ambasadorin e Shqipërisë në Romë dhe i dërguam Afrim Berishës në ambasadën e Shqipërisë në Romë. Nuk i kishim dokumentat e nënshkruara dhe konfirmuam te pala tjetër. Është fotoja ku ai nënshkruan dokumentin. Ne mundëm të dërgonim pasaportën e Afrim Berishës që ky është babai i këtij fëmije dhe ai u kërkoi autoriteteve që ta dorëzonin te kryqi i kuq. Ne mundëm ta shpëtonim jetën e Alvinit dhe të kthenim një faqe”.

Për konsullin, shpëtimi i Alvinit është një detyrim si shqiptaro-libanez, ndërsa njoftoi se si ai do të shpëtohen edhe të tjerë që kanë mbetur në Siri, por pa dhënë shumë detaje.

”Ky është detyrimi im si shqiptaro-libanez sepse Siria nën juridiksionin e saj nuk ka një konsullatë në Liban dhe ne nuk pranojmë që fëmijët tanë shqiptarë të jetojnë në jetë të tilla.

Diçka të rëndësishme. Është një model operacional e strategjik që Shqipëria e autoritete shqiptare që kishin ekspertizën tani pas shpëtimit të Alvin Berishës, ne do të bëjmë të njëjtin operacion për ata që kanë mbetur, por preferoj ta mbaj diskrete sepse kemi nevojë që të bëjmë veprime dhe jo vetëm të flasim”.

I pyetur se pse nuk ndërhyri ambasadori shqiptar në Turqi për këtë operacion, Gorayeb shprehet se ambasada në Turqi nuk ka juridiksion për të mbuluar Sirinë.

“Nuk e njoh ambasadorin në Turqi, ambasada në Turqi nuk ka juridiksion për të mbuluar Sirinë. Ai nuk mund të ndërhyjë në Siri, është shumë e thjeshtë. Është shumë e vështirë që të njohësh terrenin në Liban e Siri dhe praktika më e mirë që ne përdorim është që unë e njoh terrenin në Liban e Siri dhe kam të gjitha kanalet e duhura për të ndihmuar në këtë rast”.

Konsulli falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në operacionin e shpëtimit të Alvinit të vogël.

“Dua të mbani në mendje se dua të falënderoj personalisht autoritetet italiane, Interpolin italian, forcat e sigurisë në Liban, shërbimin e sigurisë së shtetit në Liban, forcat e brendshme kryqin e kuq ndërkombëtar dhe gjysmëhënën e kuqe siriane, se ato kanë bërë një sinkronizim të mirë dhe më lejuan që të kishim një komunikim të mirë bashkë”.

Me rrënjë shqiptare nga Shkodra, Gorayeb tha se do të mbështesë çdo shqiptar me gjithë fuqitë e tij.

“Jam nga Shkodra nga nëna dhe falë Zotit kam gjak shqiptar dhe falënderoj çdo shqiptar, vendi ynë është këtu dhe jam këtu për të mbështetur çdo shqiptar me gjithë fuqitë dhe lidhjet tona dhe falënderoj autoritetet shqiptare që më kanë dhënë këtë autorizim për të bërë këtë punë”.