Kryesore “Konsultime mes trekëndëshit të Bermudës”, PD: Nuk habitemi nga qëndrimi i Metës

“Konsultime mes trekëndëshit të Bermudës”, PD: Nuk habitemi nga qëndrimi i Metës

Pas deklaratave të Presidentit ka reaguar Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi që thotë se nuk habitet me qëndrimet e Metës dhe se “konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot, ishte teatri i radhës para kamerave”.

Bardhit i është përgjigjur zëdhënësi i Presidentit që shkruan: “Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!”