Aktualitet Kontrolli i vilës në Hamallaj, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e bërë...

Kontrolli i vilës në Hamallaj, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e bërë nga Arben Ahmetaj

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e bërë nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj për kontrollin e bërë nga hetuesit në vilën e partneres së tij në Hamallaj.

Ahmetaj kishte ankimuar kontrollin nga agjentët e BKH-së me argumentimin se ishte i paligjshëm.

Por Apeli i GJKKO e cilësoi të ligjshëm kontrollin.

Deputeti Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.