Bota Kore e Jugut/ Rekord për numrin e ulët të infeksioneve të reja...

Kore e Jugut/ Rekord për numrin e ulët të infeksioneve të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut raportuan numrin më të ulët të infeksioneve të reja me koronavirus gjatë shtatë javëve të fundit, çka përbën një rekord.

”Janë zbuluar vetëm 39 raste të reja të mërkurën”, sipas Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Për herë të parë që nga 20 shkurt, numri ka rënë nën 40.

Deri më tani 10 423 njerëz në vend kanë testuar pozitiv për Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Ka pasur 204 vdekje të lidhura me sëmundjen.

Për katër ditët e fundit me radhë, numri i infeksioneve të regjistruara ishte rreth 50 në ditë.

Një trend i qartë në rënie ka qenë i dukshëm gjatë muajit të kaluar, pasi një kulm u regjistrua në fund të shkurtit, me më shumë se 900 infeksione të reja brenda 24 orëve.

Shumë vende tani janë duke e kërkuar Korenë e Jugut si një model për frenimin e virusit.

Pothuajse 7 000 persona të infektuar konsiderohet se janë shëruar.