Bota Koreja e Jugut, numri i të shëruarve tejkalon numrin e të sëmurëve

Koreja e Jugut, numri i të shëruarve tejkalon numrin e të sëmurëve

Mbi 4,800 pacientë të rikuperuar nga koronavirusi kanë dalë nga izolimi në Korenë e Jugut, ndërsa 4500 të tjerë mbeten në karantinë dhe po i nënshtrohen një trajtimi.

Ky lajm është konfirmuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raporton CNN.

Është hera e parë që numri i personave të rikuperuar ka tejkaluar atë të të sëmurëve që nga 20 janari, kur u konfirmuan rastet e para të koronavirusit në vendin aziatik.