Sport Koret raciste ndaj kombëtares angleze, dënohet ashpër Bullgaria

Koret raciste ndaj kombëtares angleze, dënohet ashpër Bullgaria

Bullgaria është e detyruar t’i luajë pa tifozë dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares në shtëpi pas dënimit të vendosur ndaj saj për koret raciste që u shënuan gjatë ndeshjes së fundit të Eliminatoreve të Euro 2020 ndaj futbollistëve të “3 Luanëve”

Ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë, që u luajt në Sofje, u ndërpre dy herë gjatë 90 minutave dhe mund të ishte ndërpre për shkak të këtyre thirrjeve të palejuara në stadium nga tifozët vendas.

Edhe gjatë kësaj ndeshje, një pjesë e stadiumit ishte e mbyllur për shkak të sjelljes së pahijshme raciste në një ndeshje të mëparshme. Gjithashtu Federata Bullgare u dënua nga UEFA dhe me një gjobë prej 75 mijë eurosh.