Bota Koronavirusi, 65-vjeçarët në Moskë duhet të qëndrojnë në shtëpi, por ky rregull...

Koronavirusi, 65-vjeçarët në Moskë duhet të qëndrojnë në shtëpi, por ky rregull nuk vlen për Putin

Kryebashkiaku i Moskës urdhëroi që personat mbi 65-vjeç të qëndrojnë të mbyllur ose të shkojnë në shtëpitë e tyre të fshatit për të shmangur koronavirusin. Por këto masa nuk do të prekin 67-vjeçarin rus, Presidentin Vladimir Putin pasi ai “punon nga shtëpia”.

Kryebashkiaku Sobyanin tha se të moshuarit duhet të ndjekin “regjimin e qëndrimit të në shtëpi” nga data 26 mars deri më 14 prill me qëllim mbrojtjen e tyre nga virusi, i cili deri tani ka infektuar 438 persona, kryesisht në Moskë.

Sobyanin, të cilit i është besuar detyra për të kryesuar situatën e krijuar nga koronavirusi në Rusi, tha: ”Ju mund mos të pajtoheni me këtë situatë, madje mund edhe të kundërshtoni, por besomëni jemi të shqetësuar për ju.”

Gradualisht, vendi është duke marrë masa shtrënguese si pezullimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive, pezullimi i shkollave dhe mësimi online si dhe mbyllja e palestrave.