Aktualitet Koronavirusi anulon ditën e “Sulltan Nevruzit”, festa në shtëpi

Koronavirusi anulon ditën e “Sulltan Nevruzit”, festa në shtëpi

Gjendja e krijuar për shkak të pandemisë së Covid-19 në vend, ka anuluar ritet e ditës së 22 marsit, e njohur për besimin bektashian si dita e bekuar e “Sulltan Nevruzit”.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj njofton se besimtarët duhet ta festojnë “Sulltan Nevruzin” në shtëpitë e tyre dhe ritet e kësaj dite t’i kryejnë në vetmi të plotë.

Ai, thekson se duhet të shmangen grumbullimet me njerëz në këto ditë tragjedie botërore.

Gjithashtu, i uron shërim të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi si dhe një falenderim për mjekët që sot janë në vijën e parë të frontit për të ndihmuar njerëzit.