Extra Koronavirusi, Armani e dha sfilatën e modës në një sallë të zbrazët

Koronavirusi, Armani e dha sfilatën e modës në një sallë të zbrazët

Ndërsa Italia është në panik për shkak të përhapjes së koronavirusit, gjigandi i modës “Armani” vendosi mos ta anulonte sfilatën, por e mbajti në një sallë bosh.

Duke e përshkruar vendimin si një “masë parandaluese  për të mbështetur përpjekjet kombëtare për ruajtjen e shëndetit publik”, modelet sfiluan me veshjet e markës italiane në një teatër të zbrazët të dielën.

Ngjarja u transmetua live dhe themeluesi Giorgio Armani doli pas shfaqjes 16-minutëshe për t’u përulur para audiencës së tij në internet.

Marka italiane Laura Biagiotti gjithashtu vendosi që sfilata e saj të ndodhte në Milano pas dyerve të mbyllura.

Italia është prekur nga koronavirusi, çka ka shkaktuar deri tani katër viktima.