Kryesore Koronavirusi, Bill Gates është shënjestra nr. 1 e konspiracionistëve

Koronavirusi, Bill Gates është shënjestra nr. 1 e konspiracionistëve

Studimi i New York Times: Themeluesi i Microsoft është tashmë George Sorosi i ri në teoritë e komplotit për përhapjen e koronavirusit

Një studim i kryer nga New York Times dhe Zignal Labs nxori në pah se lajmet e rreme në lidhje me Bill Gates, janë më të përhapurat në internet në ditët e koronavirusit. Madje edhe më shumë sesa lajmet mbi rrjetin 5G, i cili sipas disa lajmeve të rreme do të dobësonte sistemin imunitar.

Themeluesi i Microsoft është shënjestruar nga teoricienët e konspiracionit. Vetëm në Facebook, në të vërtetë, ka mbi 16 mijë postime në lidhje me të dhe në total ata mblodhën 900 mijë pëlqime dhe komente.

Pra, Bill Gates është kthyer George Soros i ri.

Ndër lajmet më të njohura që kanë qarkulluar në rrjete sociale është se Gates është krijuesi i vërtetë i Covid-19, një sëmundje e përhapur nga një laborator që do t’i lejonte atij të kontrollonte botën dhe të përfitonte nga shitja e vaksinave. Në lidhje me këtë, ata gjithashtu mund të marrin në konsideratë faktin se Gates bëri një dhurim prej 10 milion dollarë për kërkimin e një vaksine, e cila më pas u rrit në 250 milion.

Pas kryesores, që e sheh si krijuesin e Covid-19, ekziston një lajm ku thuhet se themeluesi i Microsoft do të ishte pjesë e një kompanie ndërkombëtare të zakonshme që synon të shfarosë njerëzimin, ose do të vazhdonte akoma qëllimin për të ndërtuar një shoqëri bazuar në mbikëqyrje.

Sipas kësaj pikëpamjeje, pandemia nuk do të ishte asgjë tjetër veçse një justifikim për të implantuar mikroçipët në gjysmën e botës. Ky lajm i rremë vjen nga një tjetër deklaratë e tij në të cilën ai njoftoi se “certifikatat dixhitale mund të përdoren për të gjurmuar të shëruarit”.

Teoritë e komplotit buruan nga një fjalim që Gates dha në 2015, në të cilin ai njoftoi ardhjen e një pandemie që do të vriste miliarda njerëz. Videoja ka mbledhur 25 milion shikime të reja gjatë disa javëve të fundit.

“Është stresuese që ka njerëz që përhapin dezinformata, ndërsa të gjithë duhet të kërkojmë mënyra për të bashkëpunuar dhe për të shpëtuar jetë”, tha Mark Suzman, CEO i Fondacionit Gates.