Bota Koronavirusi/ Britania mbyll të gjitha mjediset publike

Koronavirusi/ Britania mbyll të gjitha mjediset publike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka dhënë urdhër që të mbyllen të gjitha kafenetë, baret dhe restorantet, duke filluar që nga e premtja në mbrëmje për shkak të koronavirusit.

Të gjitha klubet e natës, teatrot, kinematë, palestrat dhe qendrat e kohës së lirë do të mbyllen “sa më shpejt që të jetë e mundur”, gjithashtu.

Ai tha se qeveria do të paguajë 80% të pagave për punonjësit që nuk punojnë, deri në 2.500 paund në muaj.

Në një konferencë ditore për shtyp, Johnson u kërkoi njerëzve që të mos dilnin nga shtëpia.