Bota Koronavirusi/ Britania parashikon probleme ekonomike dhe 2.75 mln të papunë

Koronavirusi/ Britania parashikon probleme ekonomike dhe 2.75 mln të papunë

Ministri i kabinetit britanik Michael Gove la të kuptohej se Britania e Madhe rrezikon që të ketë një ulje prej 10% të GDP-së, ndërsa 2.75 milionë qytetarë rrezikojnë që të humbin punën deri në qershor për shkak të koronavirusit.

Ai argumentoi se vendosja e popullit në karantinë ishte zgjedhja e duhur, pasi pavarësisht se ekonomia dëmtohet, nuk ka çmim jeta e individit, raporton Daily Mail.

Gjithsesi ai shtoi se harxhimet e mëdha për paketat e krijuara për bizneset e punëtorët, në një moment të dytë duhet që ë shlyhen.

Specialistët kanë parashikuar se mbretëria do të kalojë një krizë financiare për shkak të pandemisë dhe paralizimit të ekonomisë.

Pritet që papunësia të shkojë deri në 8% në tremujorin e tretë të vitit, e vendit do t’i duhet kohë që të marrë veten.