Aktualitet Koronavirusi “detyron” emigrantët shqiptarë të kthehen në shtëpi nga mali

Koronavirusi “detyron” emigrantët shqiptarë të kthehen në shtëpi nga mali

Shqiptarët emigrantë të cilët kanë mbetur të bllokuar në Greqi nga mbyllja e kufijve, kanë tentuar të futen ilegalisht në atdhe.

Gjashtë emigrantë janë kapur nga forcat e FRONTEX në tentativë për të hyrë në vend përmes malit.

Ata janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë me kusht që të karantinohen në shtëpi për një afat 14 ditor.

Ndërkohë 7 shtetas të tjerë shqiptarë kanë mbetur në tokën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

20 shtetas të tjerë janë kthyer sërish drejt Greqisë.