Bota Koronavirusi/ Facebook, LG, Honda dhe kompani të tjera globale divorcohen nga Kina

Koronavirusi/ Facebook, LG, Honda dhe kompani të tjera globale divorcohen nga Kina

Facebook, si dhe kompani të tjera globale përfshirë LG Electronics dhe Standard Chartered, kanë lëshuar ndalime udhëtimi në Kinë pas një rritje të vazhdueshme të vdekjeve nga koronaviruset në atë vend. Humbjet njerëzore kaluan shifrën 100, duke shkuarzyrtarisht në 106, me një tëndencë gjithnjë e në rritje.

Shumë kompani ajrore gjithashtu kanë anuluar fluturimet e tyre të planifikuara jo vetëm në provincën Hubei, ku virusi u identifikua fillimisht, por dhe në pjesë të tjera të Kinës, raportoi Reuters

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të hënën se amerikanët duhet ta “rishikojnë ” një vizitë në Kinë, ndërsa Koreja e Jugut të martën ngriti nivelin e paralajmërimeve të udhëtimit, duke këshilluar qytetarët që të përmbahen nga vizita në Kinë.

Facebook është kompania e parë e madhe amerikane që njofton kufizimet e udhëtimit pas një paralajmërimi të qeverisë amerikane. Ata u kërkuan punonjësve të shtynin udhëtimet për në territorin e Kinës dhe apeluan stafin që punon atje për ta bërë punën nga shtëpia.

“Ne kemi ndërmarrë hapa për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë”, i tha Reuters-it një zëdhënësi i Facebook.

Prodhuesi i Koresë së Jugut të pajisjeve shtëpiake LG ka vendosur një ndalim të plotë për udhëtimet në Kinë dhe i këshilloi punonjësit për udhëtime biznesi që të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gjithashtu, prodhuesi i çipave të Koresë së Jugut, SK Hynix Inc, tha se po u kërkonte punonjësve të shmangnin udhëtimet në Kinë, ndërsa firma bankare Standard Chartered kufizoi udhëtimet në Kinë dhe Hong Kong.

Në Gjermani, kompania e pjesëve të ndërrimit të makina – Webasto, e cili ka 11 filiale në Kinë, përfshirë dhe në Wuhan, ndaloi të gjitha udhëtimet drejt Kinës pasi një rast i një infeksioni virusi u raportua në një prej punonjësve të tij.

Honda Motor në Japoni gjithashtu, ka këshilluar punonjësit të shmangin udhëtimet për në Kinë, ndërsa Nissan Motor ka thënë se ata planifikojnë të evakuojnë stafin japonez dhe familjet e tyre nga Wuhan-i me një fluturim të paguar nga qeveria.

Ndërsa kompanitë filluan të rishqyrtojnë rrezikun e udhëtimit për në Kinë, disa linja ajrore treguan se kërkesa për fluturime ishte në rënie dhe se ata po rregullonin oraret e fluturimeve në përputhje me informacionin e ri.

Njëzet e nëntë raste të infeksionit jashtë Kinës janë në disa vende. Ndër të tjera, ka pesë në SHBA, katër në Australi, Singapor dhe Malajzi dhe tre në Francë, Japoni dhe Korenë e Jugut.