Bota Koronavirusi, Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Koronavirusi, Franca zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Qeveria franceze bën me dije se ka në plan të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit deri më 24 korrik.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se propozimi do t’i dërgohet të hënën parlamentit për t’u miratuar dhe shtoi se heqja e gjendjes së emergjencës do të ishte një vendim i pamatur që mund të çonte në rritjen e mëtejshme të numrit të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

Momentalisht Franca numëron më shumë se 167 mijë persona të prekur nga Covid-19, 24 628 prej të cilëve kanë humbur jetën.