Kuriozitete Koronavirusi ka mbyllur brenda rreth 1 miliard njerëz

Koronavirusi ka mbyllur brenda rreth 1 miliard njerëz

Pothuajse një miliard njerëz (më shumë se 900 milionë për të qenë të saktë) janë të mbyllur në shtëpi në 35 shtete të botës, me shpresën se do të mund të ndalojnë pandeminë e koronavirusit që ka shkaktuar deri tani 11 400 viktima dhe kërcënon ta fusë ekonominë botërore në krizë.

Shifrat dalin nga një analizë që ka bërë AFP.

Shumica e të izoluarve në shtëpi, rreth 600 milionë njerëz në 22 vende, i nënshtrohen kufizimit të detyrueshëm, si në Francë apo Itali.

Mënyra se si shtetet e kanë organizuar izolimin në shtëpi për të përhapur përhapjen e virusit ndryshon nga një vend në tjetrin.

Të tjerët kanë mundësi pak më të madhe për të dalë (si në Bolivi), karantinë (si në Azerbajxhan dhe Kazakistan) ose janë ftuar për të mos lënë shtëpitë e tyre (si në Iran).