Bota Koronavirusi, Kina shtyn për herë të parë Kongresin Kombëtar të Popullit

Koronavirusi, Kina shtyn për herë të parë Kongresin Kombëtar të Popullit

Për herë të parë pas shumë dekadash, Kina vendosi të shtyjë mbledhjen vjetore të Kongresit Kombëtar të Popullit (NPC), për shkak të shpërthimit të koronavirusit, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Seanca e këtij viti ishte planifikuar të niste më 5 mars në Pekin. Ende nuk është caktuar data për takimin e organit parlamentar, që zakonisht zgjat 10 ditë.

Dy takimet, ai i NPC-së dhe ai i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, konsiderohen si ngjarjet më të mëdha politike në Kinë.