Sport Koronavirusi kthen stadiumet në spitale

Koronavirusi kthen stadiumet në spitale

Në Amerikën e Jugut, avancimi i shpejtë i koronavirusit, ka bërë që të rritet kujdesi dhe për këtë arsye edhe futbolli është mobilizuar për të përballur emergjencën.

Shumë klube, sidomos nga Brazili dhe Argjentina, janë shprehur të gatshme që stadiumet e tyre dhe qendrat sportive t’i “shndërrojnë” në spitale.

Santos, Corinthians, San Paolo, Boca Juniors, San Lorenzo apo Newell’s janë disa nga 14 klubet që tashmë u kanë komunikuar qeverive respektive vullnetin për të ndihmuar në infrastrukturën spitalore.