Extra Koronavirusi mbërrin edhe në majën më të lartë të botës

Koronavirusi mbërrin edhe në majën më të lartë të botës

Të paktën një alpinist në malin Everest rezultoi pozitiv për Covid-19, vetëm disa javë pasi maja më e lartë në botë u rihap për alpinistët

Sipas BBC, alpinisti norvegjez Erlend Ness ishte izoluar në spital për 8 net për shkak të virusit. Një alpinist vendas është infektuar po ashtu.

Përhapja e virusit është një goditje për Nepalin, i cili mbështetet shumë tek të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat e Everestit.

Alpinisti norvegjez nuk është i sigurt se ku është infektuar, por dyshon se ka rënë në kontakt me virusin në një nga shtëpitë e çajit përgjatë Luginës së Khumbu.

“Jo shumë njerëz përdorën maska në udhëtim”, shprehet Ness, i cili qëndroi i sëmurë për rreth 6 ditë në male përpara se të evakuohej më 15 prill me helikopter.