Bota Koronavirusi merr emrin COVID-19: Pse ky vendim

Koronavirusi merr emrin COVID-19: Pse ky vendim

Koronavirusi që ka vrarë më shumë se 1.000 njerëz është emëruar COVID-19.

Emri i tij u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një përmbledhje të përditshme të martën.

Duke diskutuar arsyet e vendimit, ai tha: “Ne duhej të gjenim një emër që nuk i referohej një lokacioni gjeografik, një kafshë, një individi ose një grupi njerëzish dhe i cili është gjithashtu i shqiptueshëm dhe lidhet me sëmundjen”.

“Të kesh një emër ka rëndësi për të parandaluar përdorimin e emrave të tjerë që mund të jenë të pasakta ose stigmatizuese. Ai gjithashtu na jep një format standard për t’u përdorur për çdo shpërthim të ardhshëm të koronavirusit.”

Numri i vdekjeve në Kinë tejkaloi 1.000 njerëz të martën ndërsa disa vende rritën përpjekjet për të përmirësuar luftën ndaj virusit.

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut Carrie Lam u kërkoi banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz.

Ndërkohë, Koreja e Jugut u bëri thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në Japoni, Tajvan, Malajzi, Vietnam, Tajlandë dhe Singapor, sipas Agjencisë Lokale të Lajmeve Yonhap.

Virusi ka infektuar mbi 43,000 njerëz dhe numri i tij i vdekjeve tashmë ka tejkaluar atë të shpërthimit të SARS në 2003.