Bota Koronavirusi në Itali: 296 raste të reja dhe 34 viktima

Koronavirusi në Itali: 296 raste të reja dhe 34 viktima

Të dhënat mbi pandeminë e koronavirusit në Itali të shpërndara nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se situata është e qëndrueshme në krahasim me ditët e kaluara.

Italia raportoi 34 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Rastet e reja janë pak më të larta krahasuar me një ditë më parë, ku pas 56 mijë tamponësh të kryer, 296 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë, ndërkohë që Lombardia vazhdon të ketë gjysmën e rasteve të reja.

Deri tani në Itali raportohen 239 mijë persona të infektuar me koronavirus.

Një përmirësim të lehtë ka pësuar dhe situata në spitale ku është ulur numri i të shtruarve në terapi intensive.

Të shëruarit në 24 orë janë 614.