Bota Koronavirusi në Itali: 8 të vdekur dhe një rritje e lehtë e...

Koronavirusi në Itali: 8 të vdekur dhe një rritje e lehtë e rasteve të reja

Janë 8 viktimat e koronavirusit në Itali gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa totali i viktimave ka vajtur 34.869 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa raste e reja në 24 orët e fundit janë 208, ku sërish pjesa më e madhe është në Lombardi, 111. Dje rastet e reja ishin 192.

Ndërkohë, Italia ka shtuar masat e kontrollit për personat që hyjnë në territorin italian nga vendet e jashtë zonës Schengen duke aplikuar kryerjen e tamponëve në aeroporte

Në një dokument shpërndarë për mediat, ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza informon se duhet bërë gjithçka është e mundur për të shtuar kontrollet ndaj personave që vijnë nga vendet e zonës ekstra Schengen me një situatë pandemie të qëndrueshme.

Urdhëresa e 30 qershorit 2020 e Ministrisë së Shëndetësisë kërkon karantinim 14 ditë e mbikëqyrje shëndetësore për të gjithë personat që hyjnë në Itali nga vendet jashtë zonës Schengen.

Pjesë e këtyre vendeve është dhe Shqipëria.