Bota Koronavirusi në Itali: 98 viktima sot, ulen rastet e reja

Koronavirusi në Itali: 98 viktima sot, ulen rastet e reja

Vazhdon trendi pozitiv i epidemisë së koronavirusit në Itali. Rastet e reja sot kanë qenë 516, ndërsa dje ishin 593. Por Lombardia vazhdon të jetë një çështje më vete, me 354 tamponë pozitivë, bën e vetme 69% të rasteve kombëtare, edhe pse rastet dje ishin më shumë, 382.

Ndërkohë sot është rritur numri i vdekjeve. 98 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit, dje ku numër ishte 70. 285 pacientë kanë lënë spitalet, ndërsa 14 kanë dalë nga repartet e terapive intensive.

Deri tani, në Itali kanë ndërruar jetë 33,222 persona, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 232,248.