Bota Koronavirusi në Itali: Bie ndjeshëm numri i viktimave

Koronavirusi në Itali: Bie ndjeshëm numri i viktimave

Numri ditor i viktimave në Itali nga koronavirusi zbret nën kuotën 100, saktësisht 99, për herë të parë 9 marsit (kur viktimat ishin 97). Një lajm i mirë që i shtohet faktit që sot nuk regjistrohen viktima në Marke, in Siçili, Kalabri, Molize, Bazilikata dhe në provicën e Trentos.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2150 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 127,326

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 452 raste të reja pozitiv për një total prej 225.886 që nga fillimi i pandemisë.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 24 viktima dhe 175 raste të reja pozitive nga infeksioni i koronavirusit.