Bota Koronavirusi në Itali: Bie numri i të vdekurve, në rritje numri i...

Koronavirusi në Itali: Bie numri i të vdekurve, në rritje numri i të shëruarve

Italia është ende në pikun e koronavirusit, por janë tre të dhëna që shkojnë në drejtimin e duhur: edhe pse numri i vdekjeve është i lartë, 525, gjithsesi ky numër nuk ishte në këto nivele që nga 19 marsi, dy javë më parë. Për më shumë, për herë të parë është ulur numri i të shtruarve me simptoma, (-61, por që ka qenë gjithnjë në ulje) dhe konfirmohet rënia e numrit në terapitë intensive (edhe dje pati rënie), me 17 vende që janë liruar sot.

Të dhënat e Mbrojtjes Civile flasin për një rritje numri të të prekurve me koronavirus, 2972 sot (dje ishin 2886).

Për fat të keq, qëndron i lartë numri i viktimave, që megjithatë tregon një ngadalësim. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 525 persona (dje viktimat ishin 681), duke arritur në një total prej 15.887 të vdekurish. Edhe të shëruarit qëndrojnë në të njëjtat nivele, duke arritur në kuotën e 21.815 personash të shëruar, me një rritje në  24 ora prej 819 personash (dje ishin shëruar 1238 persona).

Rritje e pastër e të shëruarve në ditët e fundit si trend.

“Në këtë moment nuk mund të them kur do të përfundojë bllokimi. Ne po ndjekim indikacionet e komitetit shkencor por Italia ishte vendi i parë që u përball me urgjencën. Përgjigja jonë ishte ndoshta jo e përsosur, por ne kemi bërë më të mirën bazuar në njohuritë tona. Vlefshmëria e masave tona është njohur nga OBSH-ja dhe rezultatet tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur”, deklaroi sot kryeministri italian Giuseppe Conte për rrjetin amerikan Nbc Neës.