Bota Koronavirusi në Itali: Bie numri i vdekjeve dhe i rasteve të reja

Koronavirusi në Itali: Bie numri i vdekjeve dhe i rasteve të reja

Italia vijon ta ketë nën kontroll pandeminë. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë edhe 78 pacientë të tjerë, një numër më i ulët krahasuar me të hënën kur u regjistruan 92 të vdekur. Nuk ka pasur kaq viktima që nga data 2 mars.

Ndërsa janë shtuar edhe 397 raste të reja. Vlera më e ulët që nga fillimi i pandemisë në krahasim me tamponët e bërë.

Totali i viktimave në Itali ka shkuar në 32.955, kurse i të infektuarve në 230.555.

Por nga ana tjetër ka një rritje të numrit të të shëruarve, me 2.677 pacientë të rikuperuar në orët e fundit. Gjithsej autoritetet flasin për 144.658 të shëruar.