Kryesore Koronavirusi në Itali: Mbi 2800 të prekur, rreth 150 të shëruar

Koronavirusi në Itali: Mbi 2800 të prekur, rreth 150 të shëruar

Nuk ndalet përhapja e koronavirusit në Itali. Numri i të prekurve ka shkuar mbi 1800, ndërsa viktimat 52.

Të dhënat e fundit të Mbrojtjes Civile flasin gjithashtu për rreth 150 të shëruar. Një tjetër fakt pozitiv është se ndërsa të dielën rastet u shtuan me 50%, të hënën u ndalën në 16%.

Gati gjysma e tyre kanë simptoma të lehta dhe vetëm 10% janë në terapi intensive.

Për të përballuar emergjencën, në të gjithë territorin e vendit, janë vënë në dispozicion 80 kazerma me 6600 shtretër.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse masat e ndërmarra janë në gjendje të frenojnë përhapjen.