Bota Koronavirusi në Itali: Në rënie të sëmurët dhe viktimat

Koronavirusi në Itali: Në rënie të sëmurët dhe viktimat

Në ditën e parë të Fazës 2 në Itali, personat aktualisht të sëmurë zbresin nën 100 mijë, hera pas 10 prillit. Kjo e dhënë pozitive i shtohet numrit në rënie të viktimave, rritjes së numri të të shëruarve dhe rënies së rasteve të reja.

Të dhënat e buletinit të Mbrojtjes Civile sjellin një rënie të personave të shtruar. Në terapitë intensive sot gjenden 1.479 persona, 22 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 16823 persona, 419 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 81.678 persona (+242 në krahasim me dje).

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 195 persona (dje viktimat ishin 174), duke arritur një total prej 29079 të vdekurish.

Të shëruarit kapin kuotën 82.879, me një rritje 24 orë prej 1.225 personash (dje ishin deklaruar të shëruar 1.740 persona).

Rastet e reja në 24 orët e fundit kanë qenë 1.221 (dje 1.389). Raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve të identifikuara është shumë i ulët, 1 i sëmurë për 30,8 tamponë të bërë, 3,2%. Në ditët e fundit kjo vlerë ka qenë në mesataren 3%.

Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 211.938.