Bota Koronavirusi në Itali: Rriten rastet e reja, ulet numri i viktimave

Koronavirusi në Itali: Rriten rastet e reja, ulet numri i viktimave

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 223 raste të reja me koronavirus, duke shënuar një rritje të lehtë nga dita e enjte, kur ishin 201 raste të reja.

Nga rastet e reja, 115 janë vetëm në Lombardi.

Ndërkohë, viktimat janë 15, ndërsa dje viktimat ishin 30.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 384.