Bota Koronavirusi në Itali: Ulen ndjeshëm rastet e reja dhe vdekjet

Koronavirusi në Itali: Ulen ndjeshëm rastet e reja dhe vdekjet

Pas dy muajsh në kuotë të lartë, kurba e epidemisë në Itali ka zbritur në 802 raste të reja, 281 më pak dje. Ulet edhe numri i të vdekurve, 165 sot, të shtunën viktimat ishin 194.

Të shëruarit janë 2.155, pothuajse gjysma e ditës së djeshme, ulet edhe numri i tamponëve, 51 mijë sot, ndërsa u bënë 70 mijë. Shpresohet që ulja e kurbës të vazhdojë me këto rimet. Edhe sot janë liruar shtretër në spitale, 216 në repartet Covid dhe 7 në terapitë intensive.

Për t’u theksuar është ulja e pastër e rasteve të reja në rajonet më të goditura nga virusi. Në Lombardi nga 502 ka vajtur 282 raste të reja ditore, vetëm para katër ditësh numëroheshin 764 në një ditë. Në Piemonte nga 181 ka ka vajtur në 166 raste të reja. Më 3 maj ishin 251. Emilia Romanja pas dy muajsh zbret në numra me dy shifra, 77 raste të reja kundër 121 rasteve dje.

Një trend pozitiv që duhet theksuar që ende i referohet ditëve të karantinës, sepse efekti i rihapjes pas 4 majit do të nisë t’i japë rezultatet fundjavën e ardhshme.