Bota Koronavirusi në Itali: Ulet numri i rasteve të reja dhe i viktimave

Koronavirusi në Itali: Ulet numri i rasteve të reja dhe i viktimave

Pas tre ditësh që kurba e epidemisë në Itali rritej, sot ka pasur ulje të rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit autoritetet e Emergjencave Civile bëjnë me dije se kanë humbur jetën 7 persona të tjerë ndërkohë që 188 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Që nga nisja e pandemisë në Itali 34.945 persona kanë humbur betejën më virusin vdekjeprurës ndërsa të infektuarit janë mbi 242 mijë.

Numri i të shëruarve vijon të rritet ndjeshëm ku vetëm në ditën e fundit janë 307 personat që i kanë shpëtuar “kthetrave” të Covid-19.