Kryesore Koronavirusi në Itali: Ulet sërish numri i vdekjeve. Problemi i vetëm është...

Koronavirusi në Itali: Ulet sërish numri i vdekjeve. Problemi i vetëm është Lombardia

Për të katërtën ditë radhazi të dhënat ditore për koronavirusin në Itali janë të qëndrueshme. 669 raste të reja ka pasur, 17 më shumë se dje. 120 sot janë sot të vdekurit, ndërsa dje viktimat ishin 120. Ndërkohë që vazhdon boshatisja e reparteve Covid, me 262 të shtruar më pak në terapitë intensive, ku lirohen 23 shtretër në ditë. Numri i përgjithshëm i shtruarve është  9.267 pacientë me virus, të cilëve iu shtohen 48.485 në izolim shtëpiak. Praktikisht, të shtruarit me simptoma më të rënda që kërkojnë trajtim spitalor janë vetëm çereku i të prekurve.

I vetmi problem është zona e Lombardisë. E ndërsa të gjitha të dhënat tregojnë se epidemia po bie, të dhënat në këtë rajon janë shqetësuese. Sot, dy të tretat e rasteve të reja (65,9%) janë në Lombardi. Bëhet fjalë për 441 persona nga 669 që janë në gjithë vendin. Me këto të dhëna duket e vështirë hapja e kufijve rajonalë në Itali.