Kosova Koronavirusi në Kosovë, 9 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Kosovë, 9 viktima në 24 orët e fundit

9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke e çuar në 236 numrin total të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 434 testime dhe janë konfirmuar 224 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 8 554 në Kosovë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë, çka e çon në 4730 numrin total të personave të shëruar. Në Kosovë, numri i rasteve aktivë është 3588.