Kuriozitete “Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës”

“Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës”

Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës, njoftoi sot agjencia e Bashkimit Europian për kontrollin e sëmundjeve, në një paralajmërim të rreptë se epidemia mund të vazhdojë kur temperaturat të rriten nëse nuk zbatohen masa për frenimin e saj, shkruan “Mirror”.

Njoftimi nuk lë shumë hapësirë për të shpresuar se SARS-CoV-2, emri i virusit të ri, mund të sillet si katër koronaviruset e tjerë, të cilët janë endemikë në popullatat njerëzore dhe zakonisht nuk zbulohen në muajt e verës.

Megjithatë, COVID-19 është virus i ri dhe nuk ka shumë të dhëna që janë grumbulluar për të.