Ekonomi “Koronavirusi nuk transmetohet përmes eurove”

“Koronavirusi nuk transmetohet përmes eurove”

Nuk ka ndonjë rrezik të konsiderueshëm të infektimit me koronavirus duke përdorur kartëmonedha letre dhe metali euro, tha Banka Qendrore Evropiane (ECB).

Kjo u përcaktua nga testimi laboratorik, i cili tregoi se virusi mbijetoi shumë më gjatë në sipërfaqe të tjera, raportojnë mediat.

Paratë e gatshme përdoren ende në 19 vende të eurozonës, megjithatë, shumë dyqane u kërkojnë klientëve të kalojnë në pagesa pa kontakt, për të shmangur trajtimin e kartëmonedhave dhe kontaktin e mundshëm me një person të infektuar.

Anëtari i bordit ekzekutiv të ECB, Fabio Paneta tha se testimi në laborator tregoi se niveli i mbijetesës së virusit ishte 10 deri 100 herë më i lartë në sipërfaqet e çelikut, të tilla si dorezat e dyerve, sesa në kartëmonedhat.

“Analizat e tjera kanë treguar që virusi është shumë më i vështirë për t’u transmetuar nëpër sipërfaqe poroze, siç është pambuku ose letra sesa nga sipërfaqet e lëmuara siç është plastika”, tha Paneta, duke shtuar se kartëmonedat euro plotësojnë kriteret për mosmbajtje të virusit.

Paneta arriti në përfundimin se kartëmonedhat nuk paraqesin rrezik infeksioni në krahasim me llojet e tjera të sipërfaqes me të cilat njerëzit kontaktohen çdo ditë.