Bota Koronavirusi nuk vret vetëm të moshuarit: Vdes 26-vjeçari në Itali

Koronavirusi nuk vret vetëm të moshuarit: Vdes 26-vjeçari në Itali

Andrea Tesei, 26 vjeç, ka humbur jetën prej koronavirusit. Ai banonte në Predappio të Emilia-Romagna në Itali. Kur u shfaqën simptomat, i riu ishte shtruar në spitalin Cesena dhe ndodhej në kujdesin intensiv.

Më pas ai u përmirësua dhe për pasojë u transferua në spitalin më të afërt në Forlì. Por më pas ndodhi një përkeqësim i papritur dhe ai vdiq mëngjesin e të enjtes.

Kryetari i qytetit të Emilia-Romagna, Roberto Canali, dha lajmin për vdekjen e tij. “Është një goditje e tmerrshme për komunitetin tonë. Kjo tregon që virusi nuk vret vetëm të moshuarit. Prandaj, të rinjtë duhet të jenë shumë të kujdesshëm.”