Bota Koronavirusi po rrit shanset e Biden për të fituar përballë Trump

Koronavirusi po rrit shanset e Biden për të fituar përballë Trump

Pothuajse të gjitha sondazhet përkatëse në SHBA tregojnë se kandidati demokrat për president Joe Biden është duke rritur shanset e tij për të fituar zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj Donald Trump.

Vetëm 100 ditë para presidencialeve, sondazhet tregojnë se 29 përqind e të anketuarve besojnë se virusi koronar është çështja më e rëndësishme me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara, ndërsa pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se çështja më e rëndësishme kombëtare është ekonomia, raporton CNN.

Gara është shumë larg

Fakti që amerikanët perceptuan virusin e koronës e jo ekonominë si çështjen më të rëndësishme kombëtare, tregon se republikan Trump po përballet me një problem të madh për momentin.

Analistët besojnë se shanset e Trumpit për të fituar mund të rriten nëse përmirësohet situata epidemiologjike në vend.

“Në këtë pikë, më mirë Joe Biden sesa Donald Trump, por gara zgjedhore është ende larg”, përfundon CNN.