Bota Koronavirusi shkakton viktimën e 7-të në Greqi

Koronavirusi shkakton viktimën e 7-të në Greqi

Në Greqinë fqinje ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Sipas mediave greke, viktima është një burrë 85-vjeçar. Ai vuante nga sëmundje të tjera të rënda dhe ishte i shtruar prej 4 ditësh në spital.

Koronavirusi COVID-19 i shkaktoi komplikacione të rënda, duke rënduar gjendjen shëndetësore të 85-vjeçarit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë shtuar 46 raste të reja të personave të infektuar, duke e çuar këtë numër në 464 në total.

Nga këta, janë të shtruar në spital 78 pacientë, nga të cilët 29 mbahen në kujdes intensiv dhe 16 të tjerë janë në intubim.

Mosha mesatare e pacientëve të infektuar me koronavirus në Greqi është 68 vjeç.