Sport Koronavirusi shtyn edhe Lojërat Olimpike

Koronavirusi shtyn edhe Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (COI) i dorëzohet pandemisë së koronavirusit. Lojërat Olimpike të Tokios, që do të mbaheshin nga 24 korriku deri në 9 gusht, janë shtyrë.

I gjendur nën presionin e komiteteve olimpike të shumë vendeve dhe federatave të ndryshme me peshë, të cilat kishin kërkuar prej ditësh shtyrjen e eventit, COI ka vendosur ta shtyjë, por, sipas “AS”, në komunikatën zyrtare që pritet të publikohet në orët në vazhdim, nuk do të njoftohet një datë e re.

Thomas Bach, Presidenti i COI, në 4 mars, në një intervistë për “New York Times” tha se nuk po mendohej aspak as pezullimi dhe as shtyrja e Lojërave Olimpike, por situata me koronavirusin që nuk po njeh përmirësim ka bërë që të ndryshojë mendje.