Aktualitet Koronavirusi shuan familjen në Rubik

Koronavirusi shuan familjen në Rubik

Covid-19 shuan familjen me tre anëtarë në Rubik të Mirditës. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga të afërm të familjes Cara. Mësohet se viktimat janë Hamit, Dushe dhe Alban Cara, djali i tyre i vetëm.

Këtë betejë e humbi fillimisht djali dhe babai, e ndërsa fatkeqësisht pak ditë më pas, brenda një harku kohor prej një jave, ka ndërruar jetë edhe gruaja. Familja Cara ishte prekur nga virusi disa ditë më parë, ndërsa nuk kanë mundur ta fitojnë betejën.

Situata e pandemisë në vend është e rënduar ditët e fundit, ku sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë ditët e fundit janë raportuar mesatarisht 20 viktima në 24 orë.